Please enter at least 3 characters.

Rap-artisti i ri Kia publikon këngën e tij më të re "Çka po ndodh"

2020/03/kia2.jpg

Rap-artisti i ri i skenës, KIA, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

"Çka po ndodh" mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanreve të miksuara RnB dhe hip-hop.

Kënga është punuar nga producentët Zzap dhe Chriss, në studion e tyre "ON Records".

"Çka po ndodh" vjen edhe me një klip mjaft interesant, xhirimet e të cilit janë kryer në Kosovë dhe sjellin një atmosferë që i përshtatet këngës.

Për klipin, janë kujdesur produksioni i njohur nga Prizreni, XL Films.

KIA është një emër i ri i muzikës me prejardhje nga Mitrovica, nga i cili pritet shumë në vazhdimësi. /Telegrafi/