Please enter at least 3 characters.

Ranocchia: Interi tregoi karakter, nuk ishte penallti ajo ndaj Cataldit

2018/02/Andrea-Ranocchia-1-e1519511268242.jpg
309:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 24: Andrea Ranocchia of FC Internazionale Milano celebrates his goal with his team-mate Milan Skriniar (R) during the serie A match between FC Internazionale and Benevento Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on February 24, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, është shprehur i lumtur për fitoren 2-0 ndaj Beneventos, ku ai shënon golin e dytë në takim.

Italiani tha se ishin të vetëdijshëm se nuk do ishte një ndeshje e lehtë dhe se tani janë gati për derbin ndaj Milanit.

"Ishte shumë e vështirë. Benevento luajti mirë dhe ne e dinim që do të ishte e vështirë, por treguam karakterin tonë dhe i sollëm në shtëpi këto pikë vendimtare", ka thënë Ranocchia për Mediaset Premium.

"Është e rëndësishme që në këto momente të qëndrojmë së bashku, të mbështetmi në njëri-tjetrin dhe të marrim pikë".

“Puna e madhe gjithmonë paguhet. Kjo skuadër ka ende punë për të bërë dhe shumë për të treguar. Tani për derbin, jemi më të lehtësuar".

Ranocchia gjithashtu u pyet edhe për një penallti të mundshme në Danilo Cataldit.

"Unë thjesht qëndrova aty, nuk lëviza dhe ai vrapoi në mua. Nuk mund të zhdukesha", ka shtuar italiani.

Goli tjetër në këtë takim u shënua nga Milan Skriniar. /Telegrafi/