Please enter at least 3 characters.

Ranieri e pranon: E duam titullin

2016/04/claudio-ranieri.jpg

Trajneri i skuadrës së Leicester Cityt, Claudio Ranieri e ka pranuar se klubi i tij është duke synuar titullin e Ligës Premier.

Klubi anglez ka shkëlqyer këtë sezon, teksa këtë vikend do të përballet me Tottenhamin e cila renditet në vendin e dytë në tabelë.

"Ne jemi në Ligën e Kampionëve, kjo gjë është fantastike. Bravo të gjithëve. Duke filluar nga tifozët, stafi dhe lojtarët”.

“Jam njeri pozitiv. Nëse fitojmë titullin është e pabesueshme. E duam titullin, duhet të fitojmë ndeshjet e mbetura", ka përfunduar ai.