Please enter at least 3 characters.

Rangnick konfirmon se Martial dëshiron të largohet nga United

2021/02/martial-1.jpg

Ralf Rangnick ka konfirmuar se Anthony Martial po e kërkon largimin nga Manchester United, raporton BBC Sports.

Sulmuesi francez nuk po gjen hapësirë te Djajtë e Kuq, andaj kërkon të largohet qysh në këtë janar.

Nëpërmes një konference për media, Rangnick ka bërë të ditur se Martial e ka informuar për dëshirën e tij, por asnjë klub ende nuk ka bërë ofertë.

“Anthony dëshiron të shkojë. Ai më tha se mendon se është koha e duhur për një ndryshim”.

“Me sa di unë, nuk ka pasur ofertë nga ndonjë klub tjetër. Për sa kohë që është kështu, ai do të qëndrojë”, ka deklaruar strategu i Unitedit.

Raportohet se Barcelona, Sevilla dhe Juventusi po e kërkojnë transferimin e Martialit. /Telegrafi/