Please enter at least 3 characters.

Ramsey për ndeshjen e dytë ndaj Milanit: Duhet ta trajtojmë sikur të ishte 0-0

2018/03/Aaron-Ramsey-e1521044603331.jpg
242:"MILAN, ITALY - MARCH 08: Aaron Ramsey of Arsenal celebrates after scoring during the UEFA Europa League Round of 16 match between AC Milan and Arsenal at the San Siro on March 8, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, ka folur para ndeshjes ndaj Milanit dhe ka thënë se ajo duhet të trajtohet sikur të ishte 0-0.

E para në Itali përfundoi 2-0, por ylli anglez thotë se edhe në ndeshjen e dytë të vazhdojmë me presionin.

(Foto: Getty Images)

"Nuk mund të heqim këmbën nga gazi", ka thënë Ramsy përkrah Arsene Wenger në konferencën për media para ndeshjes.

"Do ta marrim si të ishte 0-0. Kemi nevojë për rezultat ndaj Milanit. Ka qenë një rrugëtim i vështirë, do tentojmë për fitore në çdo ndeshje".

"Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne dhe sezonin tonë. Ata janë skuadër mjaft kualitative, ishte ndeshje e vështirë (në San Siro) pavarësisht rezultatit".

"Ata janë rikthyer me trajnerin e ri dhe nuk mund ta marrim aspak lehtë".

"Shpresojmë t'ia arrijmë. Jemi në një fazë kur çdo gjë është e mundur, pak ndeshje nga finalja", ka shtuar për fund Ramsey. /Telegrafi/