Please enter at least 3 characters.

Ramsey nuk rinovon kontratën, Arsenali gati ta shesë

2018/05/Ramsey-1.jpg
304:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 03: Aaron Ramsey of Arsenal celebrates after scoring his sides third goal as Theo Walcott of Everton looks dejected during the Premier League match between Arsenal and Everton at Emirates Stadium on February 3, 2018 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Aaron Ramsey mund të largohet nga Arsenalit gjatë këtij afati kalimtar veror.

27-vjeçari uellsian është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin londinez.

Por, Ramsey nuk është pajtuar ende me drejtuesit për vazhdimin e kontratës para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Sipas mediumit The Sun, kjo ka bërë që Arsenalit të ndihet gati ta shesë mesfushorin uellsian.

Aaron Ramsey (Getty Images)

Ramsey ka tërhequr interesim të fortë nga skuadrat e mëdha ngal Liga Premier, por edhe në kampionatin italian, Serie A.

Chelsea dhe Manchester United janë skuadrat e interesuara nga Anglia, ndërsa në Itali pëlqehet nga Juventus.

Me bisedimet në vazhdim midis përfaqësuesve të Topçinjve dhe Ramseyt, klubi mund të detyrohet të shesë nëse nuk bëhet më shumë progres.

Në këto kushte me vetëm një vit në kontratën e tij, çmimi i uellsianit nuk mund të shkoj më shumë se 20-25 milionë euro. /Telegrafi/