Please enter at least 3 characters.

Ramos: Ne jemi në garë për titull

2019/02/Ramos-Atletico-e1549741562995.jpg
294:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 09: Sergio Ramos of Real Madrid celebrates after scoring his team's second goal from a penalty during the La Liga match between Club Atletico de Madrid and Real Madrid CF at Wanda Metropolitano on February 09, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos beson se skuadra e tij është ende në llogari për titullin e La Ligës, pas fitores 3-1 në derbin kundër rivalëve të Atletico Madridit.

Fitorja e Real Madridit në udhëtim te rivali i urryer, Atletico, ka ngritur apetitet e skuadrës në garën për titull.

Pas kësaj fitore, Mbretërit kanë kaluar Atleticos në vendin e dytë në La Liga, pesë pikë prapa liderëve të Barcelonës, të cilët luajnë nesër mbrëma.

"Ne e përmbushëm objektivin tonë sot, për të ngritur pozicionin tonë në tabelë", ka thënë fillimisht Ramos pas ndeshjes.

Ramos beson në skuadrën e tij (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

"Ne kemi ulur diferencën ndaj liderëve dhe tani shohim se si do të veprojnë ata".

"Liga është ende aty me garën e hapur për të luftuar për të".

Real Madridi përballet me Barcelonën në ligë dhe ndeshjen kthyese të kupës në fund të këtij muaji dhe Ramos beson se ata mund të shkaktojnë probleme për ekipin e Ernesto Valverdes.

"Liga na motivon dhe ne duam të vazhdojmë të luftojmë për të dhe ta bëjmë jetën e vështirë për Barcelonën", përfundoi kapiteni i Real Madridit. /Telegrafi/