Please enter at least 3 characters.

Ramadani: Mbrohuni me pantallona nga rriqrat

2016/01/f.0629085923867_m.jpg

Ai shprehet se situata është stabile dhe nën kontroll, duke shtuar se sot janë analizuar 15 pacientë të cilët kanë qenë të shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të cilët kanë rezultuar të jenë negativ ndaj etheve hemorragjike.

Drejtori i IKSHP-së ka theksuar se me aq sa është i informuar, të gjitha institucionet shëndetësore të cilat janë përgjegjëse për trajtimin e pickimit të rriqrave, i kanë kryer obligimet të cilat bien mbi to.

Ai ka bërë apel qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm kur t’i ekspozohen vendeve ku rriqrat janë prezent.

“Nëse qytetarët dëshirojnë të ruhen nga pickimi i rriqrave , le t’i mbulojnë pjesët e ekstremiteteve të poshtme. Ne ju garantojmë se nëse ata i ndërmarrin këto veprime, për të cilat ne si Institutit prej muajit mars kemi bërë thirrje në vazhdimësi, atëherë ata nuk do të rrezikohen nga pickimi, sëmundja e as vdekja”, tha Ramadani. /Telegrafi/