Ramadani: Ajo që tha Dehari janë paralajmërime ogurzeza të LVV-së
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas deklaratës së kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, i cili ka thënë se zhvillimet e para tri ditëve në Kuvend janë pikërisht ato për të cilat kishte “paralajmëruar”.
Ramadani ka ngritur pikëpyetje lidhur me atë se për çfarë skenari po paralajmëron Dehari, duke i cilësuar deklaratat e tilla si “paralajmërime ogurzeza”.
“Për çfarë skenari po paralajmëron Avni Dehari? Formulimet e tilla të VV-së janë paralajmërime ogurzeza për diçka që veç ata e dinë”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka kritikuar gjithashtu, siç i ka quajtur, veprimet e Vetëvendosjes për bllokimin e proceseve në Kuvend dhe ka ngritur pyetjen se pse po paralajmërohen konflikte fizike.
“Pse po bllokojnë dhe paralajmërojnë konflikte fizike? Secili mund të kemi mendime pse po e bëjnë, por Avni Dehari DUHET të përgjigjet në prokurori për këtë deklaratë”, ka shkruar Ramadani./Telegrafi/


