Please enter at least 3 characters.

Rama: Shqiptarët për herë të dytë shpëtuan Malin e Zi

2017/03/Edi_Rama_Press.jpg

Me hyrjen në koalicionin qeveritar, shqiptarët për herë të dytë shpëtuan Malin e Zi, pasi me këtë mbështetën aleancën me NATO dhe BE-në, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Me hyrjen në pushtet, shqiptarët për herë të dytë shpëtuan Malin e Zi. Herën e parë këtë e bënë me mbështetjen në referendumin për pavarësi, ndërsa herën e dytë kur mbështetën koalicionin i cili angazhohet për hyrje në NATO dhe BE”, ka thënë Rama për televizionin “Teuta”. /Telegrafi/