Rama: Rruga “Afrim Zhitia” gati për qarkullim
Kryetari i komunës së Prishtinë, Përparim Rama ka bërë të ditur se rruga “Afrim Zhitia” është gati për qarkullim.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Rruga ‘Afrim Zhitia’ gati për qarkullim!”, shkruan ai.
Përkundër këtij njoftimi nga kryetari Rama se rruga është gati për qarkullim, komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga do të jetë e bllokuar për qarkullim deri më datën 20 korrik, në ora 20:00.
“Ju njoftojmë se, për shkak të punimeve që do të zhvillohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, do të ketë mbyllje të përkohshme të një segmenti të rrugës “Agim Ramadani”, nga semaforët te Menza e Studentëve deri te kryqëzimi te semaforët e Ministrisë së Arsimit.
Periudha e mbylljes:
18.07.2026, ora 20:00 – 20.07.2026, ora 20:00
Gjatë kësaj periudhe, luteni të përdorni rrugë alternative dhe të respektoni sinjalizimin e përkohshëm të trafikut.
Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve, të cilat synojnë përmirësimin e infrastrukturës në Kryeqytet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


