Please enter at least 3 characters.

Rama: QMF-ja në Bardhosh pas renovimit do të ofrojë edhe shërbimin laboratorik

2023/11/398576752_648249384138243_2084272281192977101_n.jpg

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Qendra e Mjekësisë Familjare e rinovuar në Bardhosh, tani do të ofrojë edhe shërbimin laboratorik.

Ai ka thënë se është i lumtur që tani mbi 10 mijë banorë të fshatrave, Bardhosh, Trudë, Bërnicë e Epërme dhe e Poshtme do të mund të marin shërbimet e duhura mjekësore e laboratorike në këtë qendër, pa pasur nevojë të shkojnë në qendra tjera.

“Lajmi tjetër i mirë është se QMF në Bardhosh punon 12 orë në ditë. Investimet e tilla ndikojnë sado pak që edhe trafiku në kryeqytet të shkarkohet e punëtorët shëndetësorë të QMF-ve në Prishtinë mos të stërngarkohen me numrin e madh të pacientëve”, ka shkruar Rama në Facebook.

Aktualisht ka thënë se janë duke i rinovuar 10 QMF, “në mënyrë që stafit të Qendrave të Mjekësisë Familjare të ju ofrojmë kushte më të mira të punës e pacientëve ambiente më të rehatshme”. /Telegrafi/