Please enter at least 3 characters.

Rama për rinovimin e kullave në Ulpianë: Do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit

2022/07/295550860_363849755911542_5920386297322417837_n.jpg
12:"FERDI LIMANI

Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK), Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Komuna e Prishtinës, kanë nisur një projekt për rinovimin e kullave “Soliterat” në lagjen Ulpiana, me masa të efiçiencës së energjisë përmes programit të financuar nga MCC SEEK - “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se përveç se soliterët do të kenë një pamje më të bukur, izolimi termik me masa efiçiente të energjisë do të mundësojë uljen e shpenzimeve për banorët gjatë vitit dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit në kryeqytet.

Sipas tij, intervenimi ka qenë i domosdoshëm për kullat ikonë të Ulpianës, ndërsa ka bërë të ditur se nga kjo projekt do të përfitojnë 270 familje.

“Sot, u takuam në punishte bashkë me Drejtorin e MFK-së, Petrit Selimi, Zëvendësdrejtoreshën e MCC për Kosovë, znj. Caitlin Reichart dhe eskpertë nga MFK, për të parë nga afër procesin e punës”, ka shkruar Rama në Facebook. /Telegrafi/