Please enter at least 3 characters.

Rama: Komuna e Prishtinës mbetet pa automjete

2024/05/mbledhjen-e-jashtezakonshme-e-Kuvendit-Komunal-te-Prishtines-shkarkimi-i-kryesuesit-Pellumb-Bajcinovci-Perparim-Rama-foto-Ridvan-Slivova-7-e1717444689191.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kryeqyteti ka mbetur pa automjete.

Ai ka njoftuar se kontrata e lidhur nga Autoriteti Qendror i Prokurimit (AQP), që vepron nën Ministrinë e Financave ka skaduar me 6 dhjetor.

"Kjo kontratë përfshinte institucione qendrore dhe lokale, përfshirë Komunën e Prishtinës, e cila kishte marrë me qira 76 vetura. Pas skadimit të kontratës, të gjitha veturat janë kthyer, duke lënë Komunën e Prishtinës pa automjete funksionale. Kjo ka vështirësuar ndjeshëm operimin e drejtorive si Inspeksioni dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca", ka shkruar Rama.

Tutje, ai i ka bërë thirrje urgjente Qeverisë së Kosovës që të gjejë zgjidhje, përgjegjësi kjo e AQP-së.

"Mosveprimi i tyre po pengon rëndë funksionimin e komunave dhe institucioneve publike! Kryeqyteti mbetet i angazhuar për të përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve, por mungesa e mjeteve për operim përbën rrezik për shërbimet dhe sigurinë publike. Trajtimi i interesit publik kërkon prioritet", thekson Rama./Telegrafi/