Please enter at least 3 characters.

Rama i njofton qytetarët se ku mund t'i hudhin mbeturinat ndërtimore: Lusim për bashkëpunim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pikat ku qytetarët mund të hudhin mbeturinat ndërtimore.

"Mbeturina vëllimore= mobilie të vjetra, pajisje shtëpiake të mëdha. Mbeturina ndërtimore= materiale nga renovimet apo ndërtimet (tulla, beton, qeramika, pllaka etj.)", ka shkruar Rama.

Ai ka ftuar qytetarë për bashkëpunim.

Caktimi i këtyre pikave për grumbullimin e mbeturinave vëllimore e ndërtimore, po bëhet me qëllim të mbrojtjes së mjedisit.