Please enter at least 3 characters.

Rakitic: Modric meriton të zgjidhet lojtari më i mirë i Botërorit

2018/07/Rakitic-Modric.jpg
338:"NIZHNY NOVGOROD, RUSSIA - JUNE 21: Ivan Rakitic of Croatia celebrates with teammate Luka Modric of Croatia after scoring his team's third goal during the 2018 FIFA World Cup Russia group D match between Argentina and Croatia at Nizhny Novgorod Stadium on June 21, 2018 in Nizhny Novgorod, Russia. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Ivan Rakitic i Barcelonës ndjen se bashkëlojtari i tij te Kroacia dhe rivali i Real Madridit, Luka Modric, meriton të fitojë çmimin e Topit të Artë  për lojtarin më të mirë të Kupës së Botës.

Modric ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë arritjes së parë të Kroacisë në finalen e Kupës së Botës, ku do të përballen me Francën të dielën.

Kështu, Rakitic do të vendosë besnikërinë e klubit në njërën anë pasi ka thënë se Modric meriton të zgjidhet lojtari më i mirë i Botërorit në Rusi.

"Duhet të jetë një kroat dhe kapiteni ynë Modric e meriton", ka thënë fillimisht Rakitic në një konferencë për shtyp.

Modric po udhëheq Kroacinë drejt triumfit në Botëror (Getty Images)

"Unë jam i sigurt se FIFA do ta zgjedhin atë, ndërsa kroatët e tjerë do të jenë në 11-shen më të mirë".

"Megjithatë, ne nuk duam atë".

"Ne duam vetëm të fitojmë Kampionatin Botëror", përfundoi mesfushori kroat.

Ndryshe, Modric para disa ditësh ka deklaruar se do t'i jepte gjithë trofetë e Ligës së Kampionëve për të fituar Kupën e Botës. /Telegrafi/