Raiola i kundërpërgjigjet Fergusonit
23/09/2015
Trajneri legjendar që u pensionua në vitin 2013, kishte akuzuar menaxherin e Pogbas, Mino Raiolan se ai kishte qenë arsyeja që lojtari nuk ka vazhduar me Unitedin.
Raiola ka ‘luftuar’ përsëri Fergusonin duke i thënë se ai nuk mund ta kuptojë vendimin që ai bëri, pasi ishte për të mirën e francezit.
“Këto fjalë nuk e përshkruajnë punën time si negative. Unë e vlerësoj atë si një dëshmi që unë jam i mirë në punën time”.
“Unë duhet ta bëj atë që është më e mira për lojtarë e mi. Nëse do të kishte parë anën financiare do ta kisha mbajtur Pogban në Manchester”.
“Ferguson ishte një menaxher i shkëlqyer, por menaxherët më të mëdhenj mund të jenë të gabuar ndonjëherë”, ka thënë Raiola.


