Rahoveci ankohet në FBK për humbjen ndaj Yllit: U shkelën rregullat e FIBA-s dhe FBK-së, ndeshja të përsëritet
Ndeshja mes Rahovecit dhe Yllit e zhvilluar të enjten në palestrën Mizair Isma, u mbyll me fitoren e mysafirëve.
Ndeshja ishte e fortë dhe dramatike në fund ku mysafirët nga Theranda kanë triumfuar në këtë sfidë me një pikë diferencë, 61:62.
Por rahovecasit kanë ankesa për mënyrën si erdhi fitorja.
Ata kanë dërguar ankesë edhe në FK për thyerje të rregullave në këtë ndeshje. Më poshtë gjeni reagimin e klubit rahovecas.
NJOFTIM I RËNDËSISHËMTë nderuar bashkëqytetarë , fansa dhe gjithë basketbolldashës.Që nga përfundimi i ndeshjes me Golden Eagle Ylli që u përmbyll me rezultatin 61-62 në favor të ekipit të suharekas, kemi pranuar me qindra thirrje, mesazhe, video dhe foto lidhur me aksionin e fundit të ndeshjes.Pas analizave të bëra dhe diskutimeve po thuajse tërë ditore, duke u bazuar edhe në gjitha rregulloret e FIBA-së dhe të FBK-së, por edhe në konsultim me njohësit e basketbollit kemi konkluduar se skuadra jonë është dëmtuar në atë rast pasi në videon më poshtë shihet qartë se si baskebollisti më numër 6 i Yllit prek rrjetën gjatë kohës sa topi sillej rreth harkut.Në këtë rast në bazë të gjitha rregulloreve të basketbollit pikët është dashur të pranohen për skuadrën tonë.Prandaj, me ekipin e eksperte ne kemi dorëzuar edhe një ankesë në federatë në bazë të propozicionit të garave, ku kemi kërkuar që FBK të marr vendim për përsëritjen e ndeshjes.KB Rahoveci ka vendosur që të ndjek gjitha rrugët ligjore që janë të përcaktuar pikërisht nga FBK dhe presim që të njëjtat të zbatohen në rastin tonë./Telegrafi/


