Please enter at least 3 characters.

Rachel Weisz bëhet nënë në moshë 48-vjeçare

2018/09/Rachel-Weisz-dhe-Daniel-Craig-2.jpg
238:"BEVERLY HILLS, CA - JANUARY 13: Actors Daniel Craig and Rachel Weisz arrive at the 70th Annual Golden Globe Awards held at The Beverly Hilton Hotel on January 13, 2013 in Beverly Hills, California. (Photo by Jason Merritt/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktorja britanike, Rachel Weisz dhe bashkëshorti i saj, Daniel Craig, janë bërë prindër të një vajze.

Dy aktorët i kanë njoftuar miqtë e tyre se janë të lumtur me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre - transmeton Daily Mail.

Daniel Craig dhe Rachel Weisz (Foto: Getty Images)

Ky është fëmija i parë i përbashkët i çiftit, ndërsa është një lumturi e veçantë për ta, duke qenë se Weisz është bënë nënë në moshë 48-vjeçare.

Weisz dhe Craig janë në lidhje qe tetë vite, ndërsa u njoftuan në xhirimet e filmit "Dream House".

Më pas ata u martuan, mirëpo asnjëherë nuk kanë folur në publik për lidhjen e tyre dhe jetën private. Gjërat intime gjithmonë i kanë ruajtur për vete.

Rachel Weisz dhe Daniel Craig (Foto: Getty Images)

Aktorja e famshme ka qenë në lidhje nëntëvjeçare me filmbërësin Darren Aronofsky, me të cilin ka një djalë.

Nga ana tjetër, Craig ka qenë i martuar me aktoren skoceze, Fiona Loudon, me të cilën ka një vajzë. /Telegrafi/