Please enter at least 3 characters.

“Quantum Of Solace” kryeson në ‘box office’

2016/01/f.1103085656846_m.jpg

Filmi aksion-triler, ku në rolin kryesor luan Daniel Craig, mposhti konkurrencën në ditët e para të lëshimit të tij - vetëm në tregun e Britanisë së Madhe filmi fitoi 25.3 milionë dollarë në debutimin e tij.

Filmi “High School Musical 3: Senior Year”, është në vendin e dytë në listën e filmave më të shikuar në botë me 25.9 milionë dollarë nga 32 vende, derisa aventura e vizatuar “Madagascar: Escape 2 Africa” mblodhi 17.8 milionë dollarë në një numër më të limituar të kinemave, për të marrë vendin e tretë.

Filmi ku aktron Leonardo DiCaprio, “Body of Lies”, gjendet në vendin e katërt me një fitim prej 10.8 milionë dollarësh, i ndjekur nga “Burn After Reading” që mbyll top 5-shin me 6.7 milionë.