QMK: Janë regjistruar 26 zjarre, gjashtë janë ende aktiv
09/09/2026
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 34 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat tre janë aktive dhe shtatë janë nën kontroll.
Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se zjarret janë aktive midis fshatrave Burinec – Lokov – Selce – Elevci në komunën e Strugës, pranë fshatit Belitsa, lokalitetit Kajorec drejt fshatit Brezicë në komunën e Makedonski Brod dhe fshatit Brest pranë lokalitetit të quajtur Ramno në komunën e Çuçer Sandevë.
Stojançe Angellov dje tha se ende rreziku është i lartë për përhapjen e zjarreve dhe kërkoi që qytetarët të jenë të kujdesshëm.


