Please enter at least 3 characters.

Qeveria miraton Projektligjin për TVSH-në

2018/10/44277307_940718296123804_2868170875276886016_n.jpg

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Ministri i Financave, Bedri Hamza, lidhur me këtë projektligj ka thënë se bizneset do të jenë të liruara nga të gjitha interesat që i kanë paguar deri më sot, dhe se do të ketë likuidet më të madh.

Kryeministri Ramush Haradinaj e vlerësoi këtë miratim si “lajmin më të mirë për vendin, për sipërmarrësit, për prodhuesit, dhe gjithë të tjerët”.

Në mbledhjen e Qeverisë është aprovuar edhe propozim-vendimi i Ministrisë së Financave për kursime, ndarje dhe transfere buxhetore në organizata të ndryshme. /Telegrafi/