Please enter at least 3 characters.

Qeveria injoroi raportin që mund t’i evitonte vrasjet në Kumanovë

2016/01/qeveria-injoroi-raportin-q-euml-mund-t-rsquo-i-evitonte-vrasjet-n-euml-kumanov-euml_hd.jpg

Gjatë dëgjimit në Komision, ministër i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka konfirmuar të mos i jenë përcjellë informatat nga shefi i tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

Defekti në komunikimin Mustafa-Hyseni është zbardhur pasi deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje” (LVV), Aida Dërguti, ka ngritur çështjen e një raporti që Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) në fillim ia kishte përcjellë kreut të Qeverisë, por edhe presidentes Atifete Jahjaga.

Dërguti është anëtare e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, por edhe e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.