Please enter at least 3 characters.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pranon uljen e çmimeve të roamingut në Ballkanin Perëndimor

2017/05/Qeveria-e-re-Maqedonisë-1.jpg

Qeveria në seancën e djeshme e pranoi tekstint e harmonizuar të Marrëveshjes për uljen e çmimeve të shërbimeve për roaming në rrjetet për komunikime publike mobile në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Siç njoftojnë nga qeveria, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevskin është autorizuar për ta nënshkruar marrëveshjen për uljen e çmimeve të roamingut në Ballkanin Perëndimor.

Në seancën e mbrëmshme qeveria gjithashtu miratoi propozimin për vendosjen e procedurës për bisedime për nënshkrimin e një protokolli për bashkëpunim në fushën kundër tregtisë me njerëz mes Maqedonisë dhe Bullgarisë./Telegrafi/