Please enter at least 3 characters.

Qeveria e Maqedonisë formon komision për vërtetimin e dëmeve tek pemët dhe vreshtat

2017/04/Pemë-të-prishura.jpg
6:"Picasa

Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme të jashtëzakonshme vendosi të formojë komisioni për hetimin e dëmeve të pemëve dhe vreshtave nga temperaturat e ulëta. Ata gjatë ditës së sotme do të dalin në terren dhe do të shënojnë dëmet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informoi ministri i bujqësisë, Miahil Cvetkov, është formuar komision nga disa institucione i cili duhet të miratojë metodologji përmes së cilës do të paguajë dëmet e shkaktuara.

Ai theksoi se në pajtim me ligjin dëmet paguhen 100%, por nuk është vërtetuar akoma sa është dëmi i shkaktuar dhe sa përqind do të paguhen.

Në seancën e mbrëmshme të Qeverisë së Maqedonisë të pranishëm ishin disa kryetarë komunash, ku janë shkaktuar më shumë dëme./Telegrafi/