Please enter at least 3 characters.

Qeveria do të ndajë 578 mijë e 345 euro për rregullimin e protezave për invalidët e luftës

2021/02/OVL-UCK-proteste-me-moton-Ne-mbrojtje-te-Luftes-Clirimtare-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të prirë nga Fadil Shurdhaj, nga të cilët u njoftua për nevojën urgjente të mbështetjes financiare për riparimin dhe furnizimin me proteza.

“Hoti u pajtua që për nevoja emergjente, kësaj shoqate t’i ndahen mjete në vlerë prej 578 mijë e 345 euro, sipas praktikave të mëhershme”, thuhet në njoftimin për media.

Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Zyrës për Çështjen e Kategorive të Dala nga Lufta, Sylë Vitia. /Telegrafi/