Please enter at least 3 characters.

Qeveria: Do të marrim parasysh mesazhet nga protesta e sotme për Almirin

2017/06/Qeveria-e-Maqedonisë-me-llogo-2.jpg

Qeveria e Maqedonisë ka reaguar në lidhje me protestat e sotme nga mijëra qytetarë, të cilët shprehën revoltën për rikualifikimin e lëndës në rastin e vrasjes së katërvjeçarit Almir Aliu.

Qeveria përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni thekson se ata angazhohen për reforma në drejtësi dhe tentojnë të kthejnë paanshmërinë, pavarësinë dhe sundimin e së drejtës.

"Qeveria e Maqedonisë mbetet në qëndrmin se gjitha vendimet gjyqësore janë vendime të organeve të drejtësisë, si institucione të pavarura. Qeveria me kujdes të veçantë do të merr parasysh mesazhet nga protestat e sotme me rastin e vdekjes tragjike të Almir Aliut nga Kumanova. Ky qëndrim i qeverisë është në drejtim të angazhimeve për reforma në drejtësi, sistem në të cilin duhet të kthehet dinjiteti dhe besimi", thonë nga qeveria.

Ata më tej theksojnë se i dënojnë të gjitha shprehjet dhe thirrjet që përmbajnë urrejtje dhe radikalizëm./Telegrafi/