Please enter at least 3 characters.

Qeveria dënon fuqishëm shpërthimin e mbrëmshëm

2016/01/f.0924160220668_m.jpg

“Ky sulm ishte vepër kriminale që ndonëse nuk ka lidhje me procesin politik në Kosovë gjithsesi dërgon një mesazh jo të mirë për Kosovën në këtë fazë jashtëzakonisht të rëndësishme për ardhmërinë e saj”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Kryeministri Agim Çeku me këtë rast është shprehur: “Nuk do të lejojmë që aktet e tilla të rrezikojnë stabilitetin e Kosovës. Do të luftojmë krimin deri në fund. Ata që përpiqen të fshehën nga ligji, herët a vonë, do të ballafaqohen me drejtësinë.”

Qeveria e Kosovës e mbështet fuqimisht Shërbimin Policor e Kosovës dhe Policinë e UNMIK-ut, si dhe kërkon zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti.

Qeveria ka apeluar te qytetarët që të ndihmojnë organet e rendit dhe ligjit për të kapur fajtorët.