Qeveria amerikane ndihmon me kërkim-shpëtimin, imazhe nga lart pas tërmeteve në Venezuelë
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha sot se ka qenë në kontakt me presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodríguez, dhe se SHBA-të kanë vendosur "ekipe kërkim-shpëtimi" pas një tërmeti me magnitudë 7.5 ballë që tronditi vendin.
"Ne tashmë po vendosim ekipe kërkim-shpëtimi nga Qarku Fairfax, Virginia dhe Los Angeles. Do të ketë edhe disa të tjera që do të shtojmë", u tha Rubio gazetarëve.
"Kjo është nevoja e tyre më e menjëhershme tani për tani, përpjekjet e kërkim-shpëtimit", shtoi ai, transmeton Telegrafi.
Rubio gjithashtu tha se me aeroportin e Venezuelës "të dëmtuar rëndë", Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së do të "vendosë asete atje".
Ai shtoi se qeveria do të ofrojë ndihmë me "imazhe nga lart" për të vlerësuar dëmet, veçanërisht në zonat bregdetare.
"Ne kemi një përgjigje të tërë qeveritare. Do të jetë e madhe. Do të jetë e shpejtë dhe do të jetë efektive", tha Rubio.
Sekretari tha se shumë vende kanë ofruar ndihmë, përfshirë Katarin, El Salvadorin dhe Kilin. /Telegrafi/


