Please enter at least 3 characters.

Qeni përfundoi në ujë, sipërfaqja e gjelbër e liqenit iu duke si bar (Video)

2017/02/Qeni-përfundoi-në-ujë-pasi-siperfaqja-e-gjelber-e-liqenit-iu-duke-si-bare-foto.jpg
14:"© Jukin Media

Digby ka qenë duke shëtitur me pronarin e tij në një park të Australisë, kur i ka ikur nga dora dhe është vënë në ndjekje të disa rosave.

Mirpëo, qeni nuk e ka ditur se po shkon drejt një liqeni, sipërfaqja e së cilit ishte bërë e gjelbër, shkaku i algave dhe barishteve që ndodhen në të, transmeton Telegrafi.

Për pasojë, kafsha është lagur  ndërsa trupi i është mbushur edhe me këto materie të imta.

“Kjo do ta mësojë”, dëgjohet duke thënë pronari i Digby, lidhur me rastin.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se si ai i bërtet që të mos ndjek shpezët, por qeni vazhdon tutje pa iu bindur. /Telegrafi/