Qeni i vogël lufton për ushqim me këlyshët e luanit (Video)
20:"© YouTube/huehuehue
18/09/2016
Është hedhur në internet një video që e tregon përleshjen e pazakontë mes një qeni të vogël dhe tre këlyshëve të luanit.
Këta të fundit kanë trup shumë më të madh se qenushi, por ai është më agresiv dhe nuk i lejon ta prekin ushqimin, transmeton Telegrafi.
Ata ngurojnë të hanë dhe ikin menjëherë, sapo kafsha e vogël iu leh të fytyra.
“Ky qen po tregon se kush është mbreti i ardhshëm i xhunglës”, është një koment për këtë rast. /Telegrafi/


