Please enter at least 3 characters.

Qeni i shpëtuar nga keqtrajtimi flinte në këmbë, nuk dinte si të shtrihej (Video)

2017/01/Qeni-i-shpëtuar-nga-keqtrajtimi-flinte-në-këmbë-nuk-dinte-si-te-shtrihej-foto.jpg

Organizatat që merren me mbrojtjen e kafshëve, i kanë shpëtuar 200 qentë që mbaheshin në një fermë të Koresë së Jugut, të cilin do preheshin për mish.

Në mesin e tyre ka qenë edhe një i cili është filmuar teksa flinte në këmbë, sepse nuk dinte si të shtrihej, transmeton Telegrafi.

Kafsha e keqtrajtuar, duket se kurrë nuk ka fjetur si duhet shkaku i mungesës së hapësirë, ndërsa ambienti ku ka qëndruar nuk ka plotësuar asnjë kusht.

“Jeta e tyre ka qenë e rëndë dhe e mundimshme, por shpresojmë që në të ardhmen shëtitjet dhe ushqimi i mirë, janë gjëja e vetme që përjetojnë”, shkruan poshtë videos së publikuar.

Pasi që janë shpëtuar, të gjithë janë shëruar dhe po mësohen të lëvizin si duhet, sepse e kanë të vështirë edhe ecjen. /Telegrafi/