Please enter at least 3 characters.

“Qele” nga Tika pëlqehet në ditët e para të lansimit

2021/05/tika1.jpg

Ditë më parë, Tika Behrami lansoi projektin e ri muzikor, të cilin e titulloi “Qele”.

Kënga e re u kompletua edhe nga ana vizuale, ndërsa videoja muzikore u publikua në YouTube të premten (21 maj).

Balada me elemente të hip-hopit është duke u pëlqyer shumë nga fansat e këngëtares.

(Foto: Screenshot/YouTube/Tika)

Vetëm gjatë fundjavë, videoja muzikore ka grumbulluar afro 300 mijë shikime në platformën e popullarizuar të shpërndarjes së videove.

Tika pritet të jetë aktive gjatë këtij viti, ndërsa dy muaj më parë publikoi videoklipin e këngës “My Huana” që ka kaluar shifrën prej katër milionë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/