Please enter at least 3 characters.

''Pyjet e Maqedonisë'' në Kumanovë kanë mjaftueshëm dru për ngrohje

2016/08/dru_1471414036-9268140.jpg

Personat fizik dhe juridik të interesaur të komunave të Kumanovës, Likovës dhe Nagoriçanit të vjetër duhet të paraqiten në thirrjen për nënshkrimin e marrëveshjeve të shit-blerjes së drurit për ngrohe dhe drurit teknik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u bë e ditur nga njësia rajonale e ndërmarrjes publike ''Pyjet e Maqedonisë''. Sipas udhëheqësit Vait Saiti, subjektet që i plotësojnë kriteret mund të dorëzojnë kërkesën e tyre.

Njësia rajonale e Kumanovës ka mjaftueshëm dru për të plotësuar kërkesat e subjekteve të interesuara. Aplikimi mund të merret këtu./Telegrafi/