Please enter at least 3 characters.

Putini ngarkon Medvedevin për krijimin e qeverisë së re

2018/05/medvedev_putin.jpg
265:"Russian President Vladimir Putin and First Deputy Premier and presidential nominee Dmitry Medvevev are seen in Novo-Ogaryovo residence outside Moscow, RUS, Sunday, Dec. 30, 2007.(AP Photo/Alexander Zemlianichenko) in Moscow, Sunday, Dec. 30, 2007. (AP Photo/Name)
4:"CAPS

Presidenti i rizgjedhur rus, Vladimir Putin, emëroi zyrtarisht më 8 maj Dimitry Medvedev-in si Kryeministër të qeverisë së re të Federatës Ruse dhe sipas ligjit, Medvedev-i duhet ta formojë qeverinë e re brenda një jave.

Pas propozimit të Presidentit Putin, Duma, dhoma e ulët e parlamentit rus miratoi emërimin e Medvedev-it si Kryeministër të qeverisë së re të Rusisë, përcjell Telegrafi.

Duke folur para Dumës, Putini tha se gjatë gjashtë vjetëve të kaluar, qeveria e kryesuar nga Medvedev-i përballoi me sukses probleme të ndryshme e të papritura shtetërore, duke mbrojtur perspektivën e zhvillimit të Rusisë dhe zgjeruar shanset e zhvillimit afatgjatë dhe afatmesëm të vendit.

Nga ana e tij Medvedev-i tha se detyrë e qeverisë së re është konkretizimi dhe zbatimi i objektivit të zhvillimit kombëtar strategjik deri në vitin 2024, të përcaktuar nga presidenti Putin. /Telegrafi/