Please enter at least 3 characters.

Pushimet luksoze të 'Llukmanit' me bashkëshorten në Turqi

2018/07/cift1-e1531773760274.jpg

Aktori i njohur Ernest Zymberi është pa diskutim një ndër personazhet më të spikatur të hit serialit "O Sa Mirë".

Pas një sezone të suksesshme në rolin e 'Llukmanit', ai ka vendosur që në muajt e nxehtë të verës t'i japë vetes disa ditë të mira pushimi.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Albulena Rexhepi janë duke shijuar pushimet e tyre në një nga resortet më luksoze në Turqi.

Përmes rrjeteve sociale, çifti kanë ndarë me ndjekësit fotografi nga pushimet e tyre.

Pëlqimet dhe komentet nga fansat e tyre kanë qenë të shumtë, duke i komplimentuar çiftin.

"O Sa Mirë" do të fillojë me sezonin e ri në fund të shtatorit, ndërsa pjesë e kastit pritet të jetë sërish aktori Zymberi.

Ai ka krijuar mijëra fansa me rolin e tij satirik, dhe si rrjedhojë është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale. /Telegrafi/