Please enter at least 3 characters.

Punime në 9 zona të Mitrovicës – qytetarët paralajmërohen për ndërprerje të ujit

KRU “Mitrovica” ka njoftuar për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të Mitrovicës.

Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Shaban Idrizi”, “Mursel Igrishta”, “Mbretëresha Teuta”, “Agim Ramadani Katana” dhe “Dëshmorët e Kombit” në Shipol, si dhe në fshatrat Vërrnicë dhe Rahovë e Ulët.

Ndërsa, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në rrugët “Hoxhë Hasan Tahsini” dhe “11 Marsi”.

Gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Në këtë rast, qytetarëve u është bërë thirrje që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet./Telegrafi/