Please enter at least 3 characters.

Punëtorët e 'Aktor' prej sot në grevë

2016/05/Punetoret-e-Aktor-ne-greve.jpg

Qindra të punësuar në kompaninë greke 'Aktor', të cilët punojnë në ndërtimin e autostradës Demir Kapi – Smokvicë, prej sot kanë paralajmëruar një grevë, të pakënaqur sepse kompania nuk u'a ka bërë pagesën e dy rrogave të fundit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Punëtorët ankohen se kompania nuk sillet njëjtë me të punësuarit e Maqedonisë si me ata të Greqisë.

Kompania greke e ndërtimtarisë në vitin 2012 e ka fituar tenderin për ndërtim të 28 kilometra të seksionit rrugor. /Telegrafi/