Publikun e zhgënjen performanca e Justin Bieberit në finalen e Botërorit
Në stadiumin MetLife në New Jersey, gjatë finales së Kupës së Botës, performoi edhe Justin Bieber, por paraqitja e tij shkaktoi shumë reagime nga shikuesit në rrjetet sociale.
Për këtë rast, Bieber interpretoi një version të veçantë të këngës “Everything Hallelujah” nga albumi i tij i fundit “Swag”.
Ai ishte pjesë e emrave të mëdhenj të muzikës që performuan gjatë finales, duke synuar ta bënin këtë ngjarje edhe më spektakolare.
Justin Bieber performs a special version of "EVERYTHING HALLELUJAH" at the FIFA #WorldCup Final Halftime Show
(via FOX) pic.twitter.com/Y6NXjVnRDX
— Variety (@Variety) July 19, 2026
Megjithatë, shumë përdorues të rrjeteve sociale e kritikuan performancën e këngëtarit kanadez, duke e cilësuar si të papërshtatshme për atmosferën e një finaleje të Botërorit.
Disa nga komentet e publikut ishin: “A luajti vërtet kitarë apo vetëm po bënte sikur?”, “Kjo ishte një ninullë”, “Kjo ishte performanca më e keqe”, “Kjo nuk na duhej” si dhe “Pse Justin Bieber këndoi një këngë si për funeral gjatë finales?”.
why did justin bieber sing a funeral ass song during the halftime? pic.twitter.com/78dcW0dQxB
— appumonn. 🕊️ 🇵🇸 (@appumon4K) July 19, 2026
Përveç Bieberit, në ceremoninë e finales performoi edhe Shakira, e cila me një paraqitje më energjike arriti ta ngrinte atmosferën në stadium dhe para ekranit.
Megjithatë, pas performancës së Bieberit pati edhe reagime pozitive nga disa fansa, të cilët e vlerësuan anën emocionale të interpretimit.
Por pjesa më e madhe e kritikave u përqendrua te zgjedhja e këngës, e cila sipas tyre nuk i përshtatej madhështisë së finales së Kupës së Botës. /Telegrafi/


