Publikohet kënga e Leonorës dhe Gold Ag (Video)
15/02/2016
Leonora Jakupi dhe Gold Ag kanë publikuar bashkëpunimin e tyre.
“Pushkë e çifteli” titullohet projekti më i ri i kësaj dysheje, të cilin e kishin paralajmëruar kohë më parë.
Videoja është realizuar në qytetin e Prizrenit teksa reperi shihet i veshur me veshje Kombëtare, Leonora ka të vendosur në kokë një plis.
Kënga ka motive patriotike dhe mesazh bashkues mes dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë. /Telegrafi/


