Publikohen pamjet kur shpëtohen tetë persona, të bllokuar brenda hotelit të “gllabëruar” nga orteku në Itali (Video)
20/01/2017
Tetë persona duke përfshirë edhe fëmijë janë gjetur të bllokuar të gjallë në një hotel italian që u godit nga një ortek.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë ekipet e shpëtimit që kanë përdorur duart e tyre për të gërmuar në borë, për të liruar ata nga ndërtesa.
Mesazhe tmerruese nga të “varrosurit” brenda hotelit, pas ortekut vdekjeprurës në Itali (Foto/Video)
Ekipet e shpëtimit lokalizuan grupin i cili ishin fshehur në një kuzhinë të hotelit të bllokuar për rreth 40 orë, ku kishin ndezur zjarr dhe kishin ngrënë gjërat e gjendura në dollapët aty.
Ata të gjithë janë nxjerrë nga aty dhe janë dërguar në spitalet në qytetet e Pescara dhe Aquila.
Dhe për këtë ngjarje janë publikuar edhe pamjet, ku shihen dy njerëz, njëri djalë i ri, duke u shpëtuar. /Telegrafi/


