Please enter at least 3 characters.

PSG-ja triumfon bindshëm ndaj Lille

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Lille në kuadër të javës së 18-të në Ligue 1.

Lille e nisi takimin më guximshëm dhe ishte pranë golit që në minutat e para.

Në minutën e dytë, Olivier Giroud provoi nga distanca, por topi u ndal nga traversa, ndërsa pak çaste më vonë Ethan Mbappé përfitoi nga një top i kthyer në zonë, por u ndal nga pritja vendimtare e portierit Lucas Chevalier.

PSG reagoi dhe në minutën e 13-të kaloi në epërsi. Pas një pasimi të saktë nga Vitinha, Dembele kontrolloi topin në skajin e zonës dhe me një goditje precize e dërgoi topin në cepin e poshtëm të portës, duke kaluar edhe përmes shtyllës për rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë, parisienët vazhduan të kontrollojnë lojën. Në minutën e 57-të, Nuno Mendes shënoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Vetëm pak minuta më pas, PSG dyfishoi epërsinë.

Në minutën e 64-të, Dembele realizoi golin e dytë personal dhe të ndeshjes, duke përfituar nga një pasim brenda zonës dhe duke e lobuar mjeshtërisht portierin Berke Ozer, i cili kishte dalë nga vija e tij për rezultatin 2-0.

Deri në fund, vendasit realizuan edhe njëherë tjetër, kësaj radhe me anë të Bradley Barcola që realizoi për rezultatin përfundimtar 3-0.

Kampioni në fuqi i Evropës tani ka 42 pikë dhe aktualisht është lidere e tabelës me dy pikë më shumë se Lens që ka 40 sosh, por me një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore