Please enter at least 3 characters.

PSG-ja e “demolon” Slovan Bratislavan në “Parkun e Princave”

Paris Saint-Germain i ka dhënë fund rezultateve negative për të fituar me rezultat të thellë në shtëpi ndaj Slovan Bratislava.

“Parisienët” që po synojnë trofeun e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve e “shkatërruan” ekipin sllovak 6-1.

Ousmane dembele me një goditje të bukur pas një topi të kthyer u përkujdes për ta kaluar PSG-në në epërsi (17’).

I njëjti gjashtë minuta më vonë e dyfishoi epërsinë pas një aksioni të bukur (23’).

Për golin e tretë u përkujdes Ferran Torres që mori një asistim nga Dembele (31’).

Spanjolli ishte në top formë për të shënuar edhe dy golat e radhës duke e kompletuar het-trikun (47’, 57’).

E tëra që bëri Slovan ishte goli i nderit përmes Camara pas asistimit të Barseghyan (58’).

Kurse, fitoren e thellë të PSG-së e vulosi Fabian Ruiz (87’)./Telegrafi/