Protestuesit në Shqipëri sjellin arkivol para kryeministrisë
04/07/2026
Pas tortës prej betoni me të cilën i uruan ditëlindjen Ramës, protestuesit kanë sjellë një arkivol para kryeministrisë.
Arkivolit i prin një pankartë ku shkruhet “Arkivoli politik i Ramës”, shkrim që është vendosur edhe në anë të tij.
Ndryshe, protestuesit janë mbledhur sërish sot në kryeqytet, duke shënuar ditën e 35-të të protestës.
Ata janë grumbulluar fillimisht në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas kanë marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë ndaluar para godinës së qeverisë për të shprehur kërkesat e tyre.
Gjatë tubimit përpara Kryeministrisë, përfaqësues dhe pjesëmarrës në protestë po mbajnë fjalime, ku kanë artikuluar qëndrimet e tyre teksa sot shënohet protesta e 35-të radhazi.


