Protesta në Gostivar
29/02/2012
INA raporton se qytetarët në mënyrë të vetorganizuar kanë protestuar në mënyrë të qetë dhe kanë brohoritur kundër dhunës policore dhe vrasjes së dy të rinjve Besnik Shehapi dhe Imran Mehmeti nga ana e pjesëtarit të policisë, Jakim Trifunovski.
Sektori i Punëve të Brendshme në Gostivar njoftoi se protesta ka kaluar në një atmosferë të qetë dhe pa incidente. Protesta ka përfunduar para shtëpisë së dy të rinjve të ndjerë.
Një tjetër protestë është paralajmëruar për të enjten në Gostivar në shenjë revolte dhe indinjate kundër vrasjes së dy të rinjve. Ndërsa, një protestë e njëjtë do të mbahet edhe në Shkup në Sheshin Nëna Terezë, e organizuar nga Lëvizja kundër brutalitetit policor. /Telegrafi/


