Please enter at least 3 characters.

Veteranët ngjyrosin me të kuqe hyrjen e Kuvendit, protesta e OVL e UÇK-së përmes fotografive

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mbajti një protestë para objektit të Kuvendit të Kosovës, si reagim ndaj ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.

Protestuesit fillimisht u përballën me pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët u munduan t'i ndalojnë që t'i afrohen objektit të Kuvendit të Kosovës.

Më pas Xhavit Jashari i OVL-UÇK-së tha se ekspozita paraqet një shtrembërim të fakteve historike dhe nuk reflekton realitetin e asaj periudhe.

Pas përfundimit të protestës, pjesëmarrësit hodhën ngjyrë të kuqe para objektit të Kuvendit dhe lanë një mbishkrim në tokë, duke shprehur kështu pakënaqësinë e tyre ndaj mënyrës se si po prezantohet historia e luftës.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në protestën simbolike të organizuar sot kundër shtrembërimit të historisë së luftës.

“Njoftojmë opinionin publik se nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e institucioneve ndaj kërkesave tona, aktiviteti ynë kundër tendencave për shtrembërimin e historisë sonë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, për të cilat do të njoftoheni me kohë,” thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.

Organizata thekson se protesta ishte një sinjal për institucionet dhe publikun për të mos lejuar që e vërteta historike për luftën e Kosovës të manipulohet.

Telegrafi ju sjell më poshtë disa fotografi nga kjo protestë, realizuar nga fotoreporteri Ridvan Slivova.


telegrafi.com



Dërguti në protestën kundër eskpozitës së Shkëlzen Gashit: Shtrembërim i qëllimshëm i historisë së luftëstelegrafi.com