Please enter at least 3 characters.

Propozohet test për alkool e drogë në Kuvend (Video)

2016/01/propozohet-test-p-euml-r-alkool-e-drog-euml-n-euml-kuvend-video_hd.jpg

Por, këto veprime të deputetëve të opozitës në seancën e maratonike të së premtes i kanë rënë në sy, zëvendës kryeministrit të Hashim Thaçi.

Në një intervistë në Klan Kosova, numri dy i qeverisë tha se deputetëve duhet tu bëhet testi i alkoolit.

Por, këtij reagimi të Thaçit i është kundërvënë një deputet i Vetëvendosjes.

Fisnik Ismaili, pranon të bëhet një alkool test, por kërkon që për deputetët të futet edhe një test tjetër,njofton Klan Kosova.

Ismaili tha se nuk ka fakte se dikush nga anëtarët e Kuvendit apo të qeverisë e përdorë këtë lloj narkotiku, por dyshon se ka të atillë që e bëjnë këtë gjë.

Me deputetin e Vetëvendosjes, nuk u pajtua as përfaqësuesja e LDK-së Besa Gaxherri.

Ajo tha se opozita po tenton të fsheh përdorimin e alkoolit në kuvend.