Please enter at least 3 characters.

Pronari e shpëtoi BMW-në nga uragani, duke e parkuar brenda shtëpisë (Foto)

2016/10/Pronari-e-shpëtoi-BMW-ne-nga-uragani-duke-e-parkuar-brenda-shtepise-foto.jpg

Shkaku i uraganit Matthew, shumë banorë të Floridës, Karolinës së Jugut dhe Karolinës së Veriut, i kanë braktisur shtëpitë dhe janë larguar në një vend më të sigurtë.

Por, një burrë i njohur vetëm si Randy, ka vendosur të mos e lë shtëpinë dhe është siguruar që edhe makina tij të shpëtojë pa dëmtim, transmeton Telegrafi.

Ai ka bërë atë që do të bënte secili entuziast i BMW-së, duke e futur brenda shtëpisë modelin E30 M3.

Madje, ai i ka bërë disa fotografi me ‘cimerin’ e tij të ri, duke ngrënë, pushuar apo edhe duke fjetur pranë tij. /Telegrafi/