"Prombron Black Stallion", vetura që prodhon njëmijë kuaj-fuqi - është rezistente ndaj raketave, granatave dhe minave
Kompania Dartz Motorz me seli në Latvi ka prezantuar "përbindëshin" e ri - bëhet fjalë për një veturë të blinduar, që karriget i ka të punuara nga organi gjenital i balenave.
Prombron Black Stallion që bën tërheqje me të katër rrotat (4x4), pritet të shfaqet në një film të ri. Në shikim të parë ngjan më shumë me një tank sesa me veturë, kjo për fakti që është gjigante dhe e tëra e blinduar transmeton Telegrafi.
Sa i përket enterierit, e tëra është e veshur me lëkurë të zezë ndërsa ky model është i bazuar në veturën legjendare të ushtrisë amerikane Hummer, edhe pse në Dartz nuk japin detaje për specifikat e saj.
Fuqia motorike mbështetet në motorin gjigant me 6.2 litra Hellcat V8, që prodhon hiq më pak se njëmijë kuaj-fuqi. Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i kompanisë Dartz, Leonard Yankelovich, ka bërë të ditur se planifikohet prodhimi "civil" i kësaj veture që do të jetë e disponueshme në treg me një çmim prej 300 mijë euro.
Sa i përket sigurisë, ajo është e papërshkueshme nga raketat, granatat dhe minat, kjo për faktin se niveli B7 me një fjalë e bën "përbindësh" në terren. /Telegrafi/


