Please enter at least 3 characters.

Prokuroria nis procedurë parahetimore për ndërtesat e "Shkupit 2014"

2017/06/Shkupi-2014.jpg

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka hapur një procedurë paraprake për ndërtimin e objekteve të projektit "Shkupi 2014", njofton SDK.

“Një prokuror kompetent nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me qëllim të sqarimit të fakteve për projektin "Shkupi 2014", paraqiti një kërkesë në Komunën Qendër për sigurimin e dokumentacionit shtesë", kanë thënë nga Prokuroria.

Ata më tej kanë shtuar se pas përfundimit dhe analizimit të dokumentacionit, do të merret një vendim i duhur i prokurorit publik./Telegrafi/